Sebastian Kurz drejt tërheqjes së plotë nga politika

Mediat austriake bëjnë me dije se ish-kancelari Sebastian Kurz mund të tërhiqet tërësisht nga politika.

Kurz, i cili së fundmi është bërë baba, ka bërë të ditur se do t’i drejtohet mediave në orën 11:30 me një mesazh personal.

Në qarqet partiake flitet se Kurz ka vendosur të tërhiqet tërësisht nga politika.

Ai pritet të zëvendësohet nga ministri i Brendshëm, Karl Nechamer si kreu i OVP.

Deri pak kohë më parë, spekulohej se Kurz mund të rikthehej në krye të politikës pas përfundimit të hetimeve ndaj tij.

Kurz udhëhoqi me sukses OVP-në drejt fitoreve zgjedhore. Vetëm në zgjedhjet e fundit të vitit 2019, OVP-ja nën drejtimin e Kurz fitoi 37 për qind të votave.

©Kumtari.al

Read Previous

30 mij euro për një pasaportë, goditet grupi i falsifikatorëve në Greqi/ Dhjetra policë të përfshirë

Read Next

Prapaskenat e grabitjeve në Kosovë, që po shkojnë deri në vrasje