Seanca/ Zbërthehet Alqi Bllako

Ka përfunduar pa liri seanca në Gjykatën e Apelit për ish-deputetin socialist Alqi Bllako. Ish-deputeti i PS Alqi Bllako ka folur në seancën e sotme, pasi kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë.

Bllako tha para gjykatës se në procedurat e shpronësimit për tokën ku është ndërtuar inceneratori i Fierit nuk ka pasur asnjë rol, pasi në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit vetëm ka përcjellë praktikën për shpronësim të hartuar nga komisioni i ngritur me urdhër te Ministrit.

Sa i përket korrupsionit pasiv lidhur me te ardhurat e krijuara nga babai si i punësuar në inceneratorin e Tiranës, Bllako tha se në atë kohë ka qenë i punësuar në Presidencë dhe jo në Ministrinë e Mjedisit, e për pasojë nuk kishte se si të ndikonte. Sipas tij, të ardhurat e fituara në incenerator janë të ligjshme.

Gjatë seancës, avokati i ish-deputetit këmbënguli për një masë më të lehtë sigurie pasi Bllako nuk kishte mundësi të ndërhynte tek provat, por gjykatësja Ilirjana Olldashi e la atë nën masën e arrestit me burg.

Në lidhje me hapat e ardhshme që do të ndërmerren, avokati paralajmëroi që do të ndiqet rruga gjyqësore dhe se do t’i drejtohen me rekurs Gjykatës së Lartë. Por kjo gjykatë ka rrëzuar më parë rekursin për ish ministrin Lefter Koka, ndaj ka pak gjasë që ky rekurs të pranohet.

Read Previous

Zyrtari i lartë rus: Për 10 sekonda e rrafshojmë Finlandën

Read Next

Putini – Finlandës: Braktisja e neutralitetit do të ishte një gabim