Një shpërthim i fuqishëm tritoli është regjistruar mëngjesin e sotëm në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në shëtitoren e qytetit bregdetar rreth orës 5:54. Mësohet se është shembur hotel “Bizanti”, pasi i ishte vënë lënda eksplozive. Për pasojë janë dëmtuar bizneset dhe banesat përreth hotelit.
Policia e Sarandës ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me shpërthimin e fuqishëm. Në njoftim thuhet se dy bashkëpronarët e këtij hoteli janë në proces gjyqësor dhe kjo është një nga pistat ku po hetohet për shpërthimin.

Nga shpërthimi nuk ka asnjë person të lënduar.