Sarajeva është qyteti i tretë më i ndotur në botë, pas Nju Delhit dhe Lahores

Sot në mëngjes, Sarajeva është qyteti i tretë më i ndotur në botë, pas Nju Delhit dhe Lahores. Siç raporton portali i Sarajevës Klix, banorët e Sarajevës janë mësuar, gjatë muajve të dimrit, që qyteti mban një pozitë famëkeqe të lartë në shkallën e qyteteve më të ndotura në botë.

Me ardhjen e motit të ftohtë, ajri i nëntorit, dhjetorit dhe janarit mund të etiketohet si “shumë i pashëndetshëm”, që është rasti edhe sot në mëngjes.

Për këtë arsye janë dhënë paralajmërime, të cilat duhet të merren parasysh kur cilësia e ajrit vlerësohet si më e keqja.

Ndotja e ajrit është veçanërisht e dëmshme për personat me sëmundje të frymëmarrjes si astma, sëmundjet e mushkërive dhe zemrës, gratë shtatzëna, fëmijët dhe të moshuarit, por edhe për njerëzit e shëndetshëm, ndaj rekomandohet shmangia e aktiviteteve në natyrë.

Zonat më të ndotura në Sarajevë janë afër stacioneve matëse pranë Ambasadës Amerikane dhe Otokës, ndërsa ajri pranë Vijećnicës, Bjalavit dhe Ilidžës është shënuar si “i pashëndetshëm”./ Euronews

Read Previous

CEO për vetëm 3 ditë! Mira Murati largohet nga drejtimi i OpenAI

Read Next

Efi Dhedhes uron publikisht Luzi Ejllin dhe Kiara Titon për lajmin e shtatzanisë