Sanksionet nga Britania/ Berisha: Do ndërmarrë hapa ligjorë

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha se do ndërmarrë hapa ligjorë ndaj vendimit të Britanisë së Madhe për ta shpallur atë non-grata. Berisha insistoi se nuk ka asnjë provë ndaj tij.

“Në përfundim, ftoj autoritete britanike të dorëzojnë pranë organeve të drejtësisë të vendit të tyre, dhe pranë organeve të drejtësisë në Shqipëri, çdo fakt, provë apo dokument që disponojnë, ata ose kushdo tjetër, për akuzat që kanë ngritur kundër meje.

Për të gjitha këto shpifje, unë do konsultohem me ekspertë për hapat ligjorë që do të ndërmarr për të mbrojtur nderin dhe dinjitetin tim dhe të vendit tim, për aq sa unë e përfaqësoj,” tha Berisha.

I pyetur se ku do ngrejë padinë e tij, ai tha se do këshillohet.

“Do të bëj atë që do këshillohem me ekspertë ligjorë. 

Di këtë që vendi më i përshtatshëm për të paditur me shpifje është Britania e Madhe. Di që Britania e Madhe është anëtare e Këshillit të Europës. Pra juridiksioni i Strasburgut është i plotë.

Nuk mund të them hapin e tretë pa më këshilluar këshilltarët ligjorë. Sigurisht, përveç hapave ligjorë, nuk kam çfarë hapash të marr,” tha Berisha.

Read Previous

Berisha: Beteja ime për dinjitet i nderon demokratët dhe vendin

Read Next

“Është mafia shqiptare që po sponsorizon dhe subvencionon këtë gjë”/ Berisha: Nuk ka asnjë provë kundër meje