Salianji në Komisionit të Sigurisë: Gjendja e kriminalitetit në vend është tepër shqetësuese.

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, deklaroi gjatë mbledhjes së Komisionit të Sigurisë këtë të hënë se gjendja e kriminalitetit në vend është tepër shqetësuese.

Duke iu referuar masakrës së Fushë-Krujës me tre të vrarë, Salianji kërkoi nga maxhoranca që të dënojë ngjarjen e rëndë dhe të bëhet bashkë me opozitën për të inkurajuar dhe mbështetur policinë në luftën kundër krimit.

Por, sipas deputetit të PD-së kjo situatë pasigurie ku ndodhet sot vendi vjen si pasojë e lidhjes së politikanëve me kriminelët.

“Ngjarja e djeshme ishte një ngjarje e rëndë që tronditi opinionin publik.

Nuk po gëzohet njeri nga ngjarjet kriminale, thjesht po themi që shteti po tregon pafuqi në parandalimin dhe në arrestimin e kriminelëve që janë dy elementët kryesorë në luftën kundër krimit.

Unë propozoj që ne së bashku me ju të mbajmë një qëndrim në mbështetje të Policisë së Shtetit. Janë 180 vrasje të pazbardhura vetëm në këtë periudhë, ka më shumë se 600 krime pa autor, pra po flasim për një situatë të rëndë kriminale në vend. Edhe ju keni detyrim ta dënoni dhe t’i jepni inkurajim policisë, duke dënuar çdo politikan që e ka çuar në këtë nivel për shkak të lidhjeve të politikës me krimin. Ne po flasim për një situatë të përkeqësuar të krimit në Shqipëri. A keni fuqi ta dënoni, dënoni këto akte dhe dënoni krimin!”tha Salianji.

Read Previous

Më 18 korrik 1918 lindi Nelson Mandela

Read Next

Pse Zelensky e shkarkoi shokun e tij të ngushtë?