Sali Berisha ngushëllim për Bob Dole

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, postoi një mesazh ngushëllimi për Senatorin e ndjerë amerikan, Bob Dole.

Mbrëmjen e shkuar, kur u mësua lajmi për ndarjen nga jeta të Dole, Foltorja e Amerikës mbajti një minutë heshtje.

Dielli perëndoi përgjithmonë për Senatorin Bob Dole!

Të dashur miq, Senatori dhe ish kandidati për president i SHBA Bob Dole, një gjigand i politikës dhe moralit të kombit amerikan, hero i luftës së dytë botërore, mik i shquar i kombit shqiptar dhe mbështetës kryesor i pavarësisë së Kosovës mbylli sytë përgjithmonë. Duke shprehur mirënjohjen më të thellë për mbështetjen e tij të jashtëzakonshme për Kosovën, lirinë dhe pavarësinë e saj, shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe kombit amerikan për këtë humbje të madhe.” shkruan Berisha në mesazhin e tij.

Read Previous

Gabim në teste, apo po na dalin të gjithë policët të droguar?

Read Next

“Bravo Çupa”/ dy punonjëse policie rreth moshës 25 vjeç, rezultojnë përdoruese në testin e drogës