Saimir Tahiri kërkesë në gjykatë për të “vuajtur” dënimin jashtë burgut

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka depozituar rekursin në Gjykatë. Tahiri kërkon pezullimin e dënimit me burg.

Kujtojmë se ish-ministri është dënuar me tre vite e katër muaj burg.

“Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, më datë 26.04.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u depozitua dhe u regjistrua rekursi nr. 79, datë 26.04.2022, paraqitur nga i pandehuri S.T., ndaj vendimit nr. 03, datë 04.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilin u deklaruan fajtorë të pandehurit S.T. dhe J.Ç. për veprat penale të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.”, thuhet në njoftim.

Read Previous

Tre manipulime me peticionin kundër Yuri Kim

Read Next

Zyrtari i DASH: Shtetet e Bashkuara do të armatosin Shqipërinë