Saimir Korreshi ironizon Bashën: Pse Saimir Brava jam unë?!

Në emisionin të “Të Vaksinuarit” në Fax News, teksa është pyetur nëse do të bënte ndryshimin e bravave të selisë së PD në Lushnje, deputeti Saimir Korreshi është përgjigjur se diçka e tillë nuk do ndodhte sepse ai nuk quhej “Saimir Brava”.

Ndër të tjera, Korreshi tha se të gjithë demokratët e Lushnjës kishin akses të plotë në selinë e degës. Ndërsa sa i përket referendumit të bërë, ai u shpreh se kishte marrë pjesë në Kuvendin e 18 dhjetorit por kishte lënë që referendumi të zhvillohej në ambientet e selisë së PD. Lidhur me Kuvendin, Korreshi tha se me të nuk ishin vetëm delegatë por edhe simpatizantë të PD nga Lushnja të cilët në njëfarë mënyrë ‘shërbyen’ edhe për të mbushur sallën.

Moderatori, Aulon Kalaja: A ju binden anëtarët e PD për të bërë mbledhje?

Deputeti, Saimir Korreshi: Po patjetër që mblidhen dhe binden. Është anormale kjo që po ndodh në PD, kurdo ka pasur mendime ndryshe. Votimi për referendumin u bë brenda selisë së PD në Lushnjë.

Kalaja: A do vendosni edhe ju brava të reja në dyert e selisë së PD në degën e Lushnjës?

Korreshi: Pse Saimir Brava jam unë? Unë jam Saimir Korreshi. Nëse do kalojmë në këto nivele do ishte turpi ynë që drejtojmë në këto degë.

Në selinë e PD në Lushnjë, kanë 20 çelësa dhe kushdo anëtar mund të hyjë. E kuptoni që lëvizja juaj ka sjellë pasoja?

Kalaja: E keni ndjekur referendumin e bërë?

Korreshi: Nuk e kam ndjekur dhe nuk merrem me verifikime. Kam qenë në kuvendin e thirrur nga PD në datën 18 dhjetor. Nga Lushnja kanë ardhur edhe simpatizantë jo vetëm delegatë.

Kalaja: Për të mbushur sallën?

Korreshi: Jo po për të mbushur vaporin. Nuk më është kërkuar asnjëherë që unë të organizoja një “foltore” të PD. Ka mundësi që festën e PD në Lushnjë ta organizojë dikush që vjen nga Tirana? Jo, por kjo ka ndodhur në Lushnjë.

Nuk mund të them se do jetë ditë me diell por shpresoj që 8 janari të mos thellojë krizën brenda PD. Për demorkatët e Lushnjës kam kohë gjithë ditën dhe natën dhe kurrë nuk kam thënë që këta të fundit kanë qenë gabim.

Read Previous

Vuçiç kundër sanksioneve të SHBA ndaj Dodik

Read Next

Basha blindon derën e selisë, por le derën e dritares hapur, gazetari futet brenda