Safet Gjici: “Siç thonë disa që vijnë nga Gjermania: As në Gjermani nuk e gjen këtë investim.”

Në një prononcim për mediat, Kreu i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, ka folur për nismën e pastrimit të Shqipërisë, duke u shprehur se investimet që janë bërë në disa lagje të Kukësit, nuk janë bërë as në Gjermani.

 “Me thënë të drejtën ne po pastrojmë çdo ditë, që kur kemi marrë drejtimin e bashkisë ju e dini mirë që i kemi dhënë prioritet pastrimit të qytetit.

Mirëpo ky investim që është bërë këtu në lagjet 4-5-6 që siç thonë disa që vijnë nga Gjermania: As në Gjermani nuk e gjen këtë investim.

Tani nuk dua të them që ne mund të krahasohemi me Gjermaninë, sepse është krahasim shumë i madh. Po ja vetëm një shembull për të treguar që ndërgjegjësimi i qytetarëve duhet të fillojë që këtu tek pastrimi i ambientit.

Ja ku e kemi koshin e plehrave dhe shikoni si i hedhin qytetarët plehrat në tokë. Pra në vend që t’i hedhin në kosh, i hedhin në tokë. Në këtë investim të ri që është bërë dhe presim deri nga fundi i muajit të përfundojë totalisht investimi dhe po kështu do të vijojë edhe në lagjet e tjera.

Përditë është një aksion kombëtar jo vetëm në qytetin e Kukësit por në të gjithë territorin e Shqipërisë. Ka dalë një ligji i veçantë për pastrimin dhe mbetjet urbane dhe venddepozitimet e plehrave dhe në Kukës 90% e qytetarëve janë ndërgjegjësuar dhe i falenderoj pa masë që na janë bashkuar në aksionin e pastrimit. Të jesh patriot duhet ta mbash pastër ambientin.

Ne kemi dalë këtu për t’i thënë qytetarëve që: ‘Mos i hidhni plehrat vend e pa vend’.

Ne po mendojmë dhe me ndihmën e Task Forcës që kemi ngritur ne do të zbatojmë ligjin që do të thotë që do vendosim gjoba dhe ndjekje penale. Në kodin penal parashikohet që ai që ndot ambientin shkon edhe në burg, por ne nuk duam që të çojmë njerëzit në burg, por ata të mbajnë ambientin pastër.”– u shpreh Gjici.

Read Previous

Bylykbashi: Nuk ka PD të Bashës, partia është e jona / Komuniteti ndërkombëtar nuk ka kërkuar përjashtimin e Berishës

Read Next

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd / Makina del nga rruga dhe përmbyset/ Humbet jetën drejtuesi