Sa anëtarë të KK ka patur Basha sot?

Skandali i deputetit Lulzim Basha sa vjen dhe thellohet. Mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar të PD nuk ka kuorum. 

Vetë Lulzim Basha e ka pranuar dhe kjo duket qartë në foton që ka shpërndarë zyra e shtypit e PD.

Deputeti Basha harron se nuk është e vështirë të përllogaritet prezenca në mbledhje përmes fotove.

SYRI
konstaton se në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të PD kanë qenë 132 veta dhe jo 291 siç pretendon deputeti Basha.
Përllogaritja është e thjeshtë. Horizontalisht janë 12 persona dhe vertikalisht 11. Në total në sallë ndodhen 132 persona, mes të cilëve një numër i konsiderueshëm simpatizantë dhe jo anëtarë të Këshillit Kombëtar.

Image

Në mungesë të kuorumit, kjo mbledhje është krejtësisht e paligjshme, sikurse çdo urdhër dhe vendim i ish-kryetarit të PD, Lulzim Basha, nuk ka asnjë fuqi statutore.

Statuti i ri i miratuar me shumicë absolute dje nga Kuvendi Kombëtar ka hyrë në fuqi dhe është e vetmja kushtetutë e PD, në bazë të të cilit do të punojë Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokraitke me 29 anëtarë në përbërje të tij.

Read Previous

Njëri nga të arrestuarit për krimin mizor në Gllogjan kishte folur një ditë pas rastit

Read Next

Rezolutë e zonjës Grida Duma: Kemi vulë, kemi seli, SPAK-u të na kthejë anëtarësinë!