Rusia feston fitoren në Bahmut, Kievi thotë se luftimet vazhdojnë

Rusia ka shpallur fitoren në Bahmut, qytet në lindje të Ukrainës, ndonëse zyrtarët ukrainas pretendojnë se luftimet vazhdojnë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, më 21 maj, në Japoni, tha se pak ka mbetur nga Bakhmuti dhe se qyteti është shkatërruar pothuajse plotësisht. I pyetur nëse Bahmuti ishte nën kontrollin e Ukrainës, Zelensky nuk ishte plotësisht i qartë, por tha: “Mendoj që jo”, gjë që u interpretua si konfirmim i humbjes së Bakhmutit.

“Sot, Bahmuti është vetëm në zemrat tona”, tha Zelensky në Hiroshimë, ku ishte i ftuar në samitin e grupit G7, ku morën pjesë liderët e vendeve më të zhvilluara ekonomikisht në botë.

Megjithatë, zyra e presidentit ukrainas më vonë sqaroi se Zelensky nuk deklaroi se qyteti kishte “rënë”. Zëdhënësi i presidentit ukrainas, Sergiy Nykyforov, mohoi pretendimet se Bahmuti kishte rënë në duart e forcave ruse.

Ai i tha CNN-it se përgjigja e Zelenskyt, “mendoj që jo”, i referohej pretendimeve ruse se ata kishin pushtuar qytetin. “Presidenti mohoi që Bahmut ishte marrë”, tha Nykyforov.

Deklarata e presidentit ukrainas vjen disa orë pasi Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se forcat e ushtrisë private Wagner, të mbështetura nga trupat ruse, kishin marrë Bakhmutin.

Read Previous

Rrezikoi jetën e personave në bord në Karaburun, gjobitet pronari i një gomoneje në Vlorë

Read Next

58 mijë nxënës më pak në një dekadë/ Arsimi i mesëm po “braktiset” nga pamundësitë ekonomike dhe emigracioni