Rusia dëbon gazetarin e dytë të huaj në 2 muaj

Rusia ka dëbuar korrespondentin e dytë të huaj, në dy muaj, për shkelje të vogla në të kaluarën, raportojnë mediat vendase.

Dëbimi i Tom Vennink, korrespondenti i së përditshmes holandeze de Volkskrant për Rusinë, pason dëbimin e korrespondentes së BBC-së Sarah Rainsford në gusht.

Autoritetet ruse i hoqën lejen e qëndrimit Vennink të hënën dhe i dhanë atij tre ditë për t’u larguar nga vendi për shkak të dy gjobave administrative që datojnë vite më parë, sipas de Volkskrant. Ai u gjobit në vitin 2019 për dështimin e regjistrimit në kohë në autoritetet e migracionit dhe në vitin 2020 për vizitën në zonën e kufizuar të sigurisë kufitare të Chukotka në Siberinë e largët verilindore.

kumtari.al

Read Previous

Vuçiq i lejon Ramës të bëjë nikoqirin në Beograd, dalin presin Krivokapiç bashkë

Read Next

OBSH miraton vaksinën indiane Covaxin