Rumen Radev drejt një mandati të dytë

Rumen Radevi, i cili është bërë simbol i lëvizjes kundër korrupsionit në vendin e tij, Bullgari, ka fituar një mandat të dytë si president i vendit.

Ai është një ish-pilot luftarak, kundërshtarja e tij ishte Anastasia Gertzhikov, e cila kishte mbështetjen e partisë konservatore “GERB” të ish-kryeministrit Bojko Borisov.

Ajo fitoi 31% -33% të votave.
Votimi, i katërti në një vit në Bullgari.
Vendi po përballet me një vdekshmëri të lartë si pasojë e Pandemisë së COVID-19.

Më pak se 25% e 6.9 milionë njerëzve janë plotësisht të vaksinuar në Bullgari, vdekshmëria është ndër më të lartat në botë dhe sistemi shëndetësor po lëkundet.

Rizgjedhja e tij është një lajm i mirë për luftën kundër korrupsionit për partinë e re, fituese e zgjedhjeve parlamentare të së dielës së kaluar.

Në zgjedhjet e 4 prillit, zgjedhje në të cilat ra Borisov, por që prodhuan një ngërç politik, doli në skenën politike Radev.

Ai u drejtoi qeverinë e përkohshme, të cilën e mbushi me figura të reja dhe fitoi shumë popullaritet kur demaskoi praktikat korruptive të periudhës së Borisov. ©kumtari.al

Read Previous

Vetëvendosja bën autokritikë të fortë brenda strukturave të saj

Read Next

14 – 22 Nëntor 1908, Kongresi i Manastirit (Alfabetit)