Rrushi nuk ka treg, fermerët në Pogradec: Na “mbyti” maqedonasi, malli jonë shkon dëm

Ashtu si fermerët për prodhimet bujqësore, edhe kultivuesit e rrushit ankohen për mungesën e tregut për shitjen e prodhimit. Në Pogradec thonë tregjet po i mbyt malli maqedonas, ku fermerët kanë mbështetjen e shtetit ndaj shesin lirë

Hekuran Hamzai prej 40 vitesh merret me kultivimin e rrushit.

Një vit më parë ai prodhoi më shumë se 75 kuintal rrush në fermën e tij në fshatin Leshnicë të Pogradecit, ndërsa edhe këtë vit prodhimi është i madh.

Por, problemi sipas tij qëndron tek mungesa e tregut.

“Nga 75 kuintal gjysmën e shita dhe e shes verë ose raki kur gjej tregtarë. Vuajmë për ta shitur, prodhojmë shumë, ilaçet i marrim shtrenjtë, plehrat shtrenjtë dhe për të shitur nuk shesim dot rrush,” tha ai për Ora News.

Shkaku kryesor për situatën thotë se është hyrja me çmim të ulët e rrushit nga Maqedonia e Veriut.

Read Previous

“Tirana minë me sahat”, inxhinieri: Punonjësit e ujësjellësave të pakualifikuar, investimet vulosen nga “dora e gabuar”

Read Next

“Hapja e shkollave nuk rriti numrin e infektimeve”, mjeku Ilir Alimehmeti flet për situatën epidemiologjike në Shqipëri: Miksimi i vaksinave krijon mbrojtje më të fortë!