Rritja e pagave në sektorin publik, eksperti zbulon pasojat negative: Sjell rritje të çmimeve!

“Qeveria nuk ka asnjë studim për planin për rritjen e pagave në sektorin publik në vendin tonë”.

Kështu ka deklaruar ditën e sotme në Panorama TV, eksperti i ekonomisë Kastriot Sulka, i cili theksoi se nuk është bërë publike mënyra si do përllogaritet pasi rritja duhet të bëhet bazuar në nivelin e të ardhurave.

Sipas tij, rritja e pagave mund të shoqërohet edhe me një rritje të ndjeshme të çmimeve të produkteve të ndryshme në treg.

“Paga mesatare, askush deri më sot nuk e ka paraqitur cili është studimi. Mënyra si do përllogaritet. Ne e kemi rritur pagën bazuar te niveli it ë ardhurave. Edhe sikur të kemi para në dispozicion e kemi të vështirë ta injektojmë në ekonomi. Nuk bëhet fjalë vetëm për administratën shtetërore.

Paga mesatare deri më sot, nuk kemi para një studim që thotë si do të rriten pagat edhe të sektorëve të tjerë në mënyrë që të shkojnë në 900 euro. Ne morëm vetëm pjesën si do e paguajmë por në cilin rast ka ndodhur që kur ti ke rritur pagën, nuk është parë ndikimi te rritja e çmimeve në treg? Këtë që po flasim sot e kemi jashtëzakonisht ekonomi inflacioniste. Imagjino edhe me këtë rritje deri në 50%”, deklaroi ai.

Read Previous

Këlliçi ftesë Veliajt/ Eja të përballemi në debat publik, televizionin zgjidhe vet

Read Next

Vrasja e kenianes drejt zbardhjes