Rritet sipërfaqja e tokës së përmbytur në Shkodër, 30 banesa të rrethuara nga uji

Situata në bashkinë Shkodër është përkeqësuar krahasuar me një ditë më parë. Reshjet e shiut kanë bërë që të rritet sipërfaqja e tokës së përmbytur. Ndërkohë është dyfishuar numri i banesave që janë nën ujë.

Niveli i lumit Drin shënon kuotën 6.40 dhe ka rritje me 25 cm në krahasim me një ditë më parë. Kuota maksimale është 7.50 m. Niveli i Liqenit shënon 8.60 m dhe ka rritje me 5 cm në krahasim me një ditë më parë, ndërsa kuota maksimale është 8.70 m. Siperfaqja totale e përmbytur në Bashkinë Shkodër është 1400 Ha dhe ka rritje  me 80 hektarë. Ka prezencë uji në oborre në 30 banesa, nga 15 që ishin ditën e djeshme në fshatin Obot.

Read Previous

Opozita kërkesë për ndryshimin e rendit të ditës së seancës parlamentare

Read Next

Qeveria gënjen VOA-n për dosjen hetimore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *