Rriten vetëvrajsen në aeroplanmbajtësen amerikane

AT SEA – FEBRUARY 5 : (—-EDITORIAL USE ONLY MANDATORY CREDIT – “USS GEORGE H.W. BUSH / HANDOUT” – NO MARKETING NO ADVERTISING CAMPAIGNS – DISTRIBUTED AS A SERVICE TO CLIENTS—-) US aircraft carrier USS George Washington is seen during its mission in the eastern Mediterranean Sea on February 5, 22017. (Photo by USS George H.W. Bush / Handout/Anadolu Agency/Getty Images)

Më shumë se 200 ushtarë janë larguar nga aeroplanmbajtësja amerikane “USS George Washington”, pasi në bord u regjistruan disa vetëvrasje, tre të fundit brenda një jave, në muajin prill.

Marina Amerikane tha se detarët janë dërguar në një bazë lokale në Virxhinia, teksa anija, e cila operon me motor bërthamor, vijon procesin e mirëmbajtjes, që parashikohet të zgjasë disa vjet.

Përgjatë 12 muajve të fundit, 7 anëtarë të ekuipazhit kanë vdekur, 4 prej tyre për shkak të vetëvrasjes. Si pasojë, Marina ka nisur një hetim lidhur me klimën dhe kulturën ushtarake në bord.

Oficeri më i lartë komandues në anije, Kapiteni Brent Gaut, u dha leje marinarëve që të largohen dhe që në ditën e parë, më shumë se 200 prej tyre vendosën të përfitonin nga vendimi. Aeroplanmbajtësja mund të mbajë deri në 5000 persona në bord, por momentalisht aty kanë mbetur rreth 2700.
Pas ngjarjeve tragjike në prill, Marina vendosi të dërgojë në anije një skuadër të reagimit të shpejtë, ku bëjnë pjesë një psikolog, një këshilltar mendor, dhe një grup me 13 persona të specializuar për ndihmë të shpejtë në raste të tilla./a2cnn

Read Previous

Konferencë me Kancelarin gjerman/ Albin Kurti sulmon hapur Ballkanin e Hapur të Ramës e Vuçiçit

Read Next

Elon Musk sulmon Sorosin