Mazhoranca ka rrëzuar kërkesën e opozitës për shkarkimin e kryeparlamentares Lindita Nikolla.
Në votimin e fshehtë të mbajtur në Parlament, 78 persona ishin kundër shkarkimit, 3 ishin pro dhe nuk kishte asnjë votë abstenim.
Votimi u mbajt pasi shumica e deputetëve të opozitës kishin braktisur sallën e seancës plenare.