Rrëzimi i rezolutës për njohjen e gjenocidit në Bosnje, Berisha: Rama dhe Balla mashtrojnë, nuk u shty për më vonë

Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat ditën e sotme risolli sërish në vëmendje rrëzimin e rezolutës në lidhje me “Njohjen e gjenocidit të Srebrenicës, Bosnjë-Hercegovinë”.

Rezoluta nuk kaloi dje në Parlament pasi 51 deputetë votuan kundër.

Berisha: Dënimi i gjenocidit është një detyrim madhor, moral por edhe ligjor ndërkombëtar. Dje në Parlament ndodhi akti më i rëndë në 30 vite.

Shqipëria ishte vendi i vetëm që nuk ka dënuar asnjë nga gjenocidet që kanë ndodhur. U mohua gjenocidi i konfirmuar nga Gjykata.

Shqipëria jo që nuk e ka dënuar, por shkalla e lartë e kriminalizimit të pseudo mazhorancës së sotme, bëri që Shqipëria dje të refuzojë një rezolutë për dënimin e gjenocidit në Bosnje.

Pretendimet e Ballës dhe Ramës janë trillime të neveritshme të personave të inkriminuar në çdo qoshe dhe skaj të psikologjisë së tyre. Edi Rama dhe Balla mashtrojnë, të kriminalizuar në çdo skaj të karakterit të tyre kur thonë se nuk është votuar kundër rezolutës.

Nuk është e vërtetë që u shty për më vonë. Ata që i bënë mbrojtjen gjenocidit dje kryejnë vepra penale.

Rezoluta ka ndjekur rrjedhjen e procedurës normale për rezolutat. Nuk është e papritur, as e befasishme, as emergjente.

Read Previous

Si donin ta vrisnin Ervis Martinajn/ 30 mijë euro për ta përgjuar, zbardhen detaje

Read Next

Halli, që la kryeministrin pa gjumë