Rreth një milion euro janë sekuestruar në Maqedoninë e Veriut.

Sipas të dhënave nga mediat maqedonase raportohet se sasia e madhe e eurove ishte e falsifikuar ndërsa lidhur me këtë janë arrestuar dy persona nga Kameruni.

Ata po udhëtonin nga Milano, ndërsa u ndaluan mbrëmë në aeroportin e Shkupit, ku gjatë kontrollit shtesë paratë u janë zbuluar në bagazhet e tyre.

Ministria e Punëve të Brendshme thotë se ekspertiza e Bankës Popullore dhe e Seksionit të Hetimeve Kriminalistiko-Teknike pranë MPB-së, ka konfirmuar se fjala është për imitime të eurove të prodhuara me shfrytëzimin e pajimeve profesioniste.

“Te T.P.F. janë gjetur 2.591 copa letre të prera në të cilat nga të dy anët është shtypur pjesë e dizajnit të bankënotave prej 50 EU, 2.363 copa letre me pjesë të shtypur të dizajnit të bankënotave prej 100 euro, 463 copa me pjesë të dizajnit të bankënotave prej 200 euro, 213 me dizajn të bankënotave 500 euro, 2 copa letre të prera në të cilat njëra anë është shtypur me më shumë ngjyra, pjesë të dizajnit të bankënotave prej 50 euro, 78 copa letre të prera pa asnjë lloj shenje, si dhe dy shishe me lëndë të UV-llambës”- deklaroi Suzana Pranjiq, MPB.

“Edhe tek personi i dytë janë gjetur 2.072 copa letre të prera me prapavijë të zezë në të cilat tek të dy anët janë shtypur pjesë të dizajnit të bankënotës prej 50 eurove, 1.321 copa të tilla me pjesë të shtypur të dizajnit të bankënotës prej 100 euro, 247 copa me të bankënotës 200 euro, 104 me dizajnë të bankënotës 500 euro, një letërnjoftim francez si dhe një dokument udhëtimi të Kamerunit. Mjetet e sekuestruara i janë dorëzuar Bankës Popullore dhe Sektorit për hetime teknike-kriminalistike, të cilët kanë konstatuar se ekzemplarët janë imitime të bankënotave euro me vlerë 50-100-200 dhe 500 euro të punuara me pajisje profesionale. Pas dyshimeve se këto bankënota të falsifikuara është dashur të lëshohen në treg në vendin tonë, Prokuroria e Shkupit ka ngritur padi penale për dy shtetasit e Kamerunit.” ka shtuar më pas Pranjiq.

Read Previous

Totti: Futbolli i kohës sime ishte pasion

Read Next

Aksident rrugor në aksin Elbasan – Librazhd

Leave a Reply

Your email address will not be published.