Rrëfehet Fifi: “Jam dhe do të jem konkurrentja më e fortë e Big Brother Vip”

Mbrëmjen e djeshme Fifi është shfaqur në spektaklin e Big Brother Vip. Këngëtarja ka takuar të parën, opinionisten e spektaklit, Balinën duke i kërkuar asaj një falje për sjelljën ditën e martë.

Fifi ka kërkuar ndjesë gjithë audiencës dhe ka theksuar se reagimet e njerëzve kanë lënduar mamanë, babain dhe gjithë njerëzit e dashur të saj.

“Lavanderia”, ka qenë fjala e përzgjedhur nga Fifi për ta përkufizuar eksperiecën e saj më të vështirë në jetë, sepse në atë vend kanë ndodhur shumë gjëra.

Ajo ka shtuar se ka qenë në presion gjithë kohës dhe se ka pasur një mori mendimesh se çfarë po ndodhte jashtë me njerëzit e saj të dashur.

“Jam dhe do të jem konkurrentja më e fortë e Big Brother Vip. Realisht nuk më është krijuar ajo gjendje prej dëshirës sime, sa më është krijuar prej shikimeve dhe energjisë negative aty brenda”, ka thënë ajo.

Read Previous

Erdogani, nuk ka qenë kurrë ndonjëherë në kaq vështirësi

Read Next

Humbi të afërmit në tërmetin para 2 viteve, këngëtarja rrëfen dhimbjen e thellë: Më keni munguar pafund