Ronela Hajati reagon për kritikët : Kujt i plasi?/ Është e neveritshme dhe diabolike

Ronela Hajati, fituesja e festivalit të 60-të të RTSH-së, ka reaguar për herë të parë për komentet negative kundrejt këngës së saj.

Kujtojmë se kënga  “Sekret” e Ronela Hajatit, nuk u prit mirë nga shumë artistë dhe nga publiku, në lidhje me tekstin që nuk përcillte asnjë mesazh.

Këngëtarja ne një postim në instagram u shpreh se “kjo urrejtje nga artistë për një vajze që ka punuar me vite të tëra për shumë artistë të tjerë, për tekste të mrekullueshme, melodi të mirë, është e neveritshme dhe diabolike”.

Postimi i plotë:

Viti 2020 dhe viti 2021 kanë qenë nga vitet më të vështira të jetës sime! Jo se s’kam pasur vite të tjera të këqija, por këto kanë qenë ato më të vështirat për t’u fshehur që çdo gjë është ok! Dhe jo nga ana financiare, as dashurore po nga një faktor tjetër që nuk dua te përmend. Sot dua t’ju uroj shëndet e pozitivitet me njeri tjetrin!

Sepse nuk e kemi…

Fitorja e festivalit ka qenë gjëja më e saktë që më ka ndodhur në këtë periudhe. Kemi punuar aq shume për këngën “SEKRET” e prapë s’jam e kënaqur akoma.

Performanca ime është për herë të parë trending në Europe si asnjëherë. Komentet e shumta nga të huajt janë 95 përqind pozitive. Kontestime? Gjithmonë do ketë, totalisht normale!

Por urrejtje nga artiste për një vajze që ka punuar me vite të tëra për shumë artistë të tjerë, për tekste të mrekullueshme, melodi të mirë, është e neveritshme dhe diabolike.

Do thoni kujt i plas? Mua! Mua qe kam sakrifikuar gjërat më të shtrenjta për t’i pëlqyer publikut! Komentet e këqija kanë qenë minimale por të gjitha nga adresa shqiptare.

©kumtari.al

Read Previous

29 vjeçari shqiptar i jep fund jetës natën e ndërrimit të viteve, mbaronte dënimin në 2023.

Read Next

Afera e inceneratorëve / Ditën e nesërme shqyrtohet kërkesa e Kokës për masë më të lehtë sigurie