Rinisin kërkimet për 26-vjeçarin që dyshohet se ra në lumin Seman

Rreth një muaj më parë, konkretisht më 15 janar, 26-vjeçari Mateo Lika, dyshohet se bëri aksident me makinë dhe ra në ujërat e lumit Seman.

Por kur ka kaluar një muaj nga zhdukja e të riut, polumbarët kanë rinisur kërkimet.

Kërkimet më parë vijuan për disa ditë, por nuk patën rezultat, ndërsa tashmë polumbarët kanë zbritur sërish në terren për të kërkuar gjurmë të 26-vjeçarit.

Kujtojmë se i riu kishte ardhur nga Gjermania për të kaluar pushimet në Fier. Ai kishte marrë një makinë me qira, me të cilën bëri aksident.

Ende nuk dihet ç’ka ndodhur me Likën, ka rënë në lumë me automjet, apo është larguar nga aty, pas përplasjes me parmakët.

Read Previous

8 ditë nën rrënoja, shpëtohen vëllezërit në Turqi

Read Next

SPAK, s’duan, s’dinë apo s’duan t’ia dijnë!