Rinis seanca maratonë për “buxhetin 2022”

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhru sërish ditën e sotme për të vijuar diskutimet mbi projektbuxhetin e vitit 2022. Sikurse u paralajmërua, seanca për këtë projektligj do të jetë maratonë.

Ditën e sotme pritet miratimi në parim i projektbuxhetit, i cili ka kaluar më parë në komisionet parlamentare. Ai u prezantua një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë Delinda Ibrahimaj.

Nga ana tjetër opozita hodhi poshtë mbrojtjen që i bëri Rama projektbuxhetit, duke thënë se është në favor të klientëve qeveritarë. Kjo solli përplasje mes palëve, ndërsa mbetet për t’u parë nëse opozita do ta votojë në parim.

Gjithashtu pritet të miratohet dhe disa projektligje që lidhen me paketën e re fiskale. Qeveria pret një rritje të ekonomisë me 4% në vitin 2022, ndërsa e ka cilësuar këtë buxhet më të madhin që ka pasur ndonjëherë vendi.

Buxheti parashikon rritje pagash për disa kategori si mësuesit apo punonjësit e policisë, si dhe heqje apo lehtësim të taksave mbi pagën. Qeveria do të marrë dhe një borxh, pasi shpenzimet janë përllogaritur më të larta se të ardhurat.

Read Previous

Mirel Mërtiri kërkesë bankave të nivelit të dytë: Mos nxirrni informacione konfidenciale

Read Next

Duka: do të punojmë për të çuar Shqipërinë në “Euro2024”