Rikthimi në krye të qeverisjes/ Berisha: Do të jetë më i suksesshmi, njësoj si Steve Jobs

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka krahasuar rikthimin e tij të mundshëm në qeverisje të njëjtë me atë të Steve Jobs kur e larguan nga ndërmarrja e tij dhe krijoi mjetet më të fundit teknologjike.

Berisha, në një bashkëbisedim “live” me qytetarët, ka theksuar se rikthimi i tretë në qeverisje do të jetë vetëm në interes të shqiptarëve.

Ndër të tjera, kryedemokrati ka premtuar se objektivi kryesor që PD do të ketë nëse vjen në pushtet është kthimi i pasurive natyrore të Shqipërisë në mirëqenie për qytetarët.

“Rikthimi i tretë i Sali Berishës në qeverisje do të jetë më i suksesshmi.

Do ta krahasoj edhe një herë me Steve Jobs, të cilin pasi e larguan nga ndërmarrja e tij, u rikthye dhe i bëri botës iPod, iPad dhe iPhone.

Një rikthim i tretë do të ketë momente kulmore, gjithçka në interes të shqiptarëve.

Ne arritëm me ato reforma ekonomike që ju thoni, të kalojmë nga grupi i vendeve me të ardhura të ulëta, në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Arritëm të jemi njerëzit më të paguar në Ballkan, madje më të paguar se bullgarët dhe rumunët. Objektivi ynë ishte të kapnim sllovenët se ata janë me rroga më afër me vendet e 15-shes së BE-së.

Ku e bazoja unë këtë objektiv?

Asnjë vend në Ballkan, as Sllovenia, as Serbia, nuk i knëa pasuritë përrallore të Shqipërisë. Në këtë kontekst, është në detyrën e një qeverie që këto pasuri t’i kthejë në mirësi, në mirëqenie, në rroga, në pensione, begati dhe progres të qytetarëve.

Kështu që unë mbetem i sigurt në realizimin e këtyre objektivave”, tha ai.

Read Previous

Berisha: SHBA të hetojë aferat dhe pronat e Yuri Kim në Shqipëri

Read Next

Berisha: Do i rikthehemi projektit madhor të investimeve rurale, Rilindja Urbane shpërdoroi 2.3 miliardë euro