Rikthehet e djathta: Golistët zgjedhin kandidaten femër Valérie Pécresse për të përballur Macron

Partia opozitare e djathtë e Francës, për herë të parë në historinë e saj,  ka zgjedhur një kandidate femër për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Valérie Pécresse doli fituese pas dy raundeve të votimit nga anëtarët e Les Républicains. Pécresse tani do të përballet me një luftë të vështirë për t’u imponuar në fushatën presidenciale, me zgjedhjet pak më shumë se katër muaj larg, më 10 prill. Sipas The Guardian, dër rivalet e saj do të jetë kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo, kandidatja e Partisë Socialiste, e cila është prapa në sondazhe dhe me të cilën Pécresse është përplasur rregullisht për vendimet e bashkisë.

Mbështetësit brohorisnin “Valérie, Valérie” pasi rezultati i sondazhit të 150,000 anëtarëve të partisë u njoftua të shtunën pasdite që tregonte se ajo kishte mundur rivalin e saj të djathtë Éric Ciotti, 61% me 39%. Asnjëri nuk ka qenë favorit për të kaluar në raundin e parë.

Pécresse, 54 vjeç, është aktualisht presidente e këshillit rajonal Île-de-France, i cili përfshin Parisin. Ajo shërbeu si ministre e buxhetit dhe ministre e arsimit të lartë gjatë presidencës së Nicolas Sarkozy 2007-12.

©Kumtari.al

Read Previous

Kastriot Çipi: Në varrimin e saj nuk ishte askush në emër të Teatrit Kombëtar, Teatrit Eksperimental…

Read Next

Neil Papworth, njeriu që bëri revolucionin teknologjik me SMS e parë në histori