Rihanna, heroina e republikës më të re në botë

Mesnata e 29 nëntorit shënoi fundin e monarkisë në Barbados, ishull në rajonin e Karaibeve në Amerikën Qendrore.

Shteti me gati 300 mijë banorë largoi mbretëreshën britanike Elizabetën e dytë si kryetare, ndërsa flamuri standard mbretëror u ul në kryeqytetin Brixhtaun, në një ceremoni që korrespondoi me 55 vjetorin e pavarësisë.

Deim Sandra Meisën u betua si presidentja e parë Barbadosit, e zgjedhur me dy të tretat e votave në parlamentin e vendit.

“Ne, qytetarët, duhet t’i japim Republikës së Barbadosit frymën dhe substancën. Ne jemi rojtarët e njëri-tjetrit dhe të kombit tonë”, tha presidentja në fjalimin drejtuar popullit.

Në festimet e republikës më të re në botë ishte i pranishëm edhe Princi Çarls, përfaqësues i kurorës mbretërore britanike.

Hera e fundit që Mbretëresha Elisabet është larguar si kryetare shteti ishte viti 1992 kur ishulli i Mauritius në oqeanin Indian u shpall republikë.

Gjatë ceremonisë së vendosjes së Republikës, kryeministrja Mia Matli, deklaroi Rihannën si heroinë kombëtare, artiste e lindur në Barbados dhe e vlerësuar ndërkombëtarisht.

Read Previous

Lajm i Fundit / Basha kyç dyert e PD për të mos lejuar gazetarët në zyrën e Palokës

Read Next

Basha: Jam i gatshëm të ulem me Berishën me kushtin që të heqë dorë nga “foltorja”