Rezultatet e dobëta/ Shkakohet Inzaghi, Inter ka trajner të ri (?)

Inter u mposht me rezultat 3-1 në transfertën me Udinesen.

Neroaxurët zhgënjyen përsëri me paraqitjen e tyre, ndërsa mediat italiane kanë lëshuar një lajm bombastik.

Pas debaklit me Udinesen, drejtuesit e Interit kanë vendosur që ta shkarkojnë Inzaghin.

Sipas mediave italiane, drejtimin e Interit do ta merr ish futbollisti i tyre Dejan Stankovic.

Stankovic ka luajtur për Interin nga viti 2004 deri në vitin 2013.

Ai gjithashtu ishte pjesë e skuadrës së artë të Interit që fitoi tripletën në vitin 2010.

Read Previous

Shoqatat e transportit urban në Tiranë ankohen për rënie të numrit të udhetarëve- Situata drejt rritjes së çmimit të biletës

Read Next

Funerali i Mbretëreshës Elizabeth II, mijëra politikanë të pranishëm, qindra mijëra njerëz i japin lamtumirën e fundit