Rezart Taçi në skemën e pastrimit të parave për Cosa Nostrën, bashkëpunoi me 4 italianë! Ish-bosi i naftës në kërkim, në pranga 2 njerëzit e tij! SPAK sekuestron mbi 18 mln euro

Ish bosi i naftës Rezart Taçi, kunati i tij Artur Balla dhe ish truproja e tij Bledar Lilo janë të përfshirë në një skemë pastrimi të parave përmes firmave të naftës. Kjo është akuza që SPAK ka ngritur sot pas hetimeve disamujore që ka nisur në bashkëpunim me antimafian Italiane, shkruan Shqiptarja.com. Skema e pastrimit të parave përmes transaksioneve bankare bëheshin në Shqipëri, Itali dhe Zvicër, ku Taçi dhe dy njerëzit e tij bashkëpunonin me 4 italianë për pastrimin e parave të krimit të Cosa Nostra-s.

SPAK ka lëshuar 3 urdhër arreste, për Rezart Taçin, ish bosin e naftës në vend, i cili është ende në kërkim dhe dy bashkëpunëtorët e tij Artur Balla dhe Bledar Lilo, që janë arrestuar ditën e sotme, të cilët akuzohen për “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”. Report Tv mëson se Rezart Taçi përmes transaksioneve bankare do të kalonte paratë e krimit në nga bankat e nivelit të dytë në Shqipëri ne bankat e tjera jashtë vendit , ku dhe do të përfitonte përqindjen e tij, rreth 3 milionë euro. Nuk dihet nëse ai i ka marrë këto para, ndërsa pritet që çështja të sqarohet në vijim me daljen e detajeve të tjera.

Taçi bashkëpunonte në Itali me 90-vjeçarin Francesco Zummon dhe Fabio Petruzzella-n, të cilët janë dy nga italianët e arrestuar në Itali, si të përfshirë në skemën e pastrimit të parave, ndërsa janë në këkrim ende edhe dy italianët e tjerë I.Z. dhe D.C.

Sipas SPAK skema e pastrimit të parave të krimit drejtohej nga shtetasit italian Francesco Zummo, 90 vjeç dhe I.Z., në bashkëpunim me ekonomistin Fabio Petruzzella dhe iatlianin D.C., të cilët pastronin paratë në Zvicër dhe Shqipëri. Në Shqipëri bashkëpunëtori i tyre ishte Rezart Taçi, i cili së bashku me 2 të besuarit e tij Artur Balla dhe Bledar Lilo, pastronin paratë përmes bizneseve të tyre në Shqipëri në sektorin e naftës.

Dy shqiptarët Artur Balla dhe Bledar Lilo kryenin transaksionet financiare përmes një banke të nivelit të dytë në Shqipëri vlera e së cilës përllogaritet dhjetëra miliona euro. Gjatë hetimeve, SPAK ka mbledhur prova se Rezart Taçi dhe dy njerëzit e tij besuar do të merrnin përqindjen nga transaksionet e parave përmes një banke të nivelit të dytë në Shqipëri.

SPAK sekuestroi 18,399,941.50 Euro, që janë përfituar pikërisht përmes pastrimit të parave të krimit, tw cilat ishin bllokura mw parw dhe ishin liruar nga njw gjykatw. Këto para kanë ardhur nga italiani 90-vjeçarin Francesco Zummon nga Zvicra gjatë muajit gusht 2021 në Shqipëri ku do të bëhej edhe pastrimi nga Taçi dhe dy bashkëpunëtorët e tij, por kjo është bërë vetëm pjesërisht, pasi hetimet e SPAK kanë parandaluar që të kryhej pastrimi i plotë i parave në Shqipëri.

Zummo, një sipërmarrës 90-vjeçar nga Palermo, është partner i dyshuar i kryebashkiakut mafioz, Vito Ciancimino, i cili qanë një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Toto Riinës. Zummo  ka ndihmuar Cianciminon në pastrimin e shumave të mëdha të parave. Po ashtu ai është hetuar nga gjyqtari Giovanni Falcone, i vrarë nga mafia, ndërsa është akuzuar se ka qenë në dispozicion edhe të Cosa Nostra-s. Petruzzella është ekonomist dhe vëllai i një gjyqtari në Palermo, i cili ndihmoi në zhdukjen mbi 18 mln eurove të Zummon, që do të konfiskoheshin, duke i transferuar në një llogari bankare në Tiranë. Janë pikërisht këto para që SPAK i sekuestroi ditën e sotme.

kumtari.al

Read Previous

Protesta e Fermerëve / Kreu i shoqatës së fermerëve : Ja cilat janë kërkesat tona

Read Next

OKB: Afganistani po përballet me “katastrofën më të keqe humanitare që kemi parë ndonjëherë”