Rënia e konsumit të karburanteve, Partia e Lirisë: Pasojë e makutërisë së Edi Ramës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me të dhënat e Doganave mbi rënien e konsumit të karburantit në vend.

Përmes një postimi në facebook Blushi shkruan se sipas shifrave, konsumi i naftës ka arritur në nivelet e vitit 2020, vit ky kur vendi ishte nën kufizimet e pandemisë së Covid-19.

Postimi i plotë:

Efektet rrënuese për ekonominë dhe turizmin nga çmimi marramendës i naftës.

Konsumi i karburanteve, sipas të dhënave nga vetë Doganat, është tkurrur ndjeshëm në muajin korrik, duke zbritur në nivelin e vitit 2020, kur vendi vuante nga kufizimet për shkak të pandemisë.

Këto janë pasojat e makutërisë së kryeoligarkut të naftës Edi Rama, me çmimet qiellore të karburantit, që vetë i kontrollon dhe po vetë i vendos, me Bordin e vjedhjes së qytetarëve.

Nëse Artistit që vjedh çdo ditë me çmimin e karburanteve nuk i pëlqejnë të dhënat e Doganave, atëherë duhet të pranojë se kontrabanda e naftës, që e garanton shteti dhe prej së cilës ai është përfituesi kryesor, është në nivelin 50%.

 

Read Previous

Ulet konsumi i karburanteve në korrik e gusht; Tkurret turizmi i brendshëm, makinat e rajonit qëndrojnë larg pikave shqiptare

Read Next

Efekti domino i inflacionit dhe sezoni turistik, nis rritja e peshkut me ritme të larta në korrik