Rënia e autobusit në Lanë/ Rëndohet bilanci, 5 persona të lënduar në spital

Policia e Tiranës njoftoi se ka shkuar në 5 numri i personave të lënduar dhe që janë paraqitur në spital në aksidentin e ndodhur në afërsi të zonës së Shallvareve ku një autobus i linjës së Unazës dhe një automjet u rrëzuan në Lanë.

Policia thotë se janë paraqitur për kontroll mjekësor në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën M. K., 62 vjeç, (drejtuesi i autobusit), A. K., 61 vjeç, (faturino) dhe një pasagjere e autobusit me iniciale F. Ç., 64 vjeçe. Në spital kanë shkuar edhe J. R., 27 vjeç (drejtuesi i mjetit) dhe shtetasi A. H., 27 vjeç, (pasagjeri i mjetit).

Burimet thanë se autobusi i linjës së gjelbër ka marrë supergjiro dhe ka goditur makinën dhe të dy kanë përfunduar në lumë. Asnjëri prej shoferëve nuk kishte konsumuar alkool. ©LAPSI.al

Read Previous

Vritet gazetarja e Radios Evropa e Lirë, pas një sulmi me raketë në Kiev

Read Next

Shënjestra e atentatit në Vlorë me dy mbiemra, djali i kryeplakut të Kaninës