Numri i viktimave nga tërmeti me magnitudë 7.9 që goditi Turqinë jugore, jo shumë larg kufirit me Sirinë është rritur në mbi 3700.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka shpallur 7 ditë zie kombëtare në Turqi pas tërmetit.
“Ka rrezik për shembje të mëtejshme dhe numra 8 herë më të lartë të viktimave se numrat fillestarë” – tha Catherine Smallwood, menaxhere e urgjencave në zyrën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Evropë.
Tërmeti “u regjistrua në të gjithë botën” dhe është gjithashtu “ngjarja më e fortë që ka aktivizuar Sistemin e Paralajmërimit të Cunamit që kur ka ekzistuar” – i tha agjencisë ANSAsizmologu Alessandro Amato.
Sizmografët në mbarë botën e regjistruan goditjen e shënuar.