Rektori i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha / Studentët që nuk pranojnë të vaksinohen nuk do të lejohen në auditore pa një dokument mjekësor

 

Rektori i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha në një konferencë për mediat tha se viti i ri akademik do nisë në normalitet të plotë dhe mësimi do të zhvillohet në auditore.

Në lidhje me vaksinimin e studentëve, rektori Hoxha u shpreh se 50% e studentëve janë të vaksinuar dhe theksoi se ky është një ritëm i mirë, pasi priten dhe studentët nga rrethet.

Ndër të tjera Hoxha tha se mjafton që studentët të sjellin një test PCR, duke lënë të kuptohet se studentët që nuk do të pranojnë të vaksinohen nuk do të pranohen në auditore, pa testin PCR ose një vërtetim mjekësor.

 

“Besoj se këtë vit universiteti do futet në normalitet të plotë. Mësimi do të zhvillohet në auditore, universitetet janë të hapur
Unë besoj se i gjithë ky dokumentacion, testi PCR apo cdo vërtetim mjekësor është i nevojshëm dhe i pranueshëm pasi nëse në auditor hynë persona bartës të virusit kshuqë duke bërë një paralele me atë që personeli administrativ ka thënë mjafton të sjellin një test PCR apo që kanë probleme shëndetësore.

Me këtë ritëm që studetët kanë me vaksinimin, ata arrijnë të kuptojnë sa e rëndësishme është të mbrosh veten dhe të tjerët dhe në ambientet e universitetit janë grupet.

Po të marrim shifrat me pyetësorin që kemi cuar mbi 50% janë të vaksinuar, pra nuk është numër i vogël duke ditur që janë mbi 20 mijë studentë. Nuk mendoj se ka interes të ulët por nuk kanë ardhur akoma nga rrethet.”

Read Previous

Stuhitë ekspozojnë dështimet e Athinës

Read Next

Nga kjo fundjavë stadiumet italiane do të mund të presin edhe më shumë tifozë