Regjistrohet një tjetër sukses i Reformës në Drejtësi, lirohet me kusht një tjetër anëtar i bandës së Durrësit, më herët policia nuk kishte dhënë garanci.

Një tjetër anëtar i bandës së Durrësit, është liruar me kusht nga Gjykata. Bëhet fjalë për Selman Hetën, ndaj të cilit trupi gjykues në Mat ka vendosur lirimin me kusht nga qelia.

Gazetarja Klodiana Lala, tha për ‘BalkanWeb’ se Hetës i kishin mbetur për të vuajtur edhe 3 vite 6 muaj burgim. Sakaq mësohet se prokuroria ka ankimuar vendimin për lirimin me kusht të tij.

Selman Heta i vetëquajtur vrasës me pagesë është personi që ka zbërthyer gjithë veprimtarinë e Bandës së Durrësit, por më pas gjatë procesit i ka tërhequr deklaratat e tij.

BalkanWeb’ mëson se Hetës i është refuzuar më herët ‘leja shpëblyese’ nga burgu, për shkak se policia nuk kishte dhënë garanci për të, duke e konsideruar person me rrezikshmëri të lartë.

Read Previous

Sherr i ‘madh’ në parlament

Read Next

Albin Kurti surprizon me ministrin e ri të Shëndetësisë, kush është ish-këshilltari shqiptaro-amerikan i Thaçit