‘Reflekton’ presor Gjekmarkaj

Deputeti Agron Gjekmarkaj ka marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike këtë të shtunë, ndërsa e ka cilësuar atë si “një kryesi endrrash”. Por, Gjekmarkaj nuk ka nguruar të ndalet edhe tek problemet që janë brenda në parti.

Sipas tij, problemi është nëse “duam një parti për vete si kjo, apo një më të bashkuar, një PD të madhe, apo një ëndërr më të madhe për të ardhur një ditë në pushtet”.

Gjatë fjalës së tij, Gjekmarkaj i është drejtuar Bashkës duke e cilësuar atë si një kryetar me eksperiencë të gjatë në politikë, për të tentuar çdo rrugë e çdo interes personal që Partia Demokratike t’i shpëtojë goditjes.

Një pjesë nga fjala e deputetit Gjekmarkaj:

Kjo është një kryesi ideale! Një Kryesi endrrash. Ketu s’ka më debat, janë të gjithë në anen e Kryetarit! Çdo lider do ia kishte zili kësaj dite. Tani le të kthehemi tek problemi, duam një parti për vete si kjo, ku të jemi ne në kryesi, deputet etj, një më të bashkuar, një PD të madhe apo ëndërr një më të madhe për të ardhur një ditë në pushtet! Për këtë duhet esksploruar ende çdo mundësi komunikimi dhe jo ndëshkimi, çdo mundësi për të shmangur këtë dramë në të cilën është PD! Unë nuk di në përfaqësojmë ne shumicën apo “ata”! Ju i merrni vendimet me një grup të vogël dhe ne na i lexoni këtu. Unë e refuzoj këtë logjikë.Por di që, demokratët sonte janë kokëulur sepse e shohin partinë e tyre më të përçarë së kurrë! Ndëshkimi ështe i lehtë por se di në është i duhuri. Z.Basha, ju keni marrë vendimin e duhur më 9 shtator por në mënyrën e gabuar! Partitë nuk janë si fëmijët ku qëndrimi paternalist i Kryetarit e shpëton nga rruga e keqe. Një parti e merr vetë përgjësinë para historisë, në do të bëhet anti-amerikane, anti-perëndimore, anti-kombëtare, të vetëshkatërrohet dhe nëse e duan se ndal dot! Kryetar ju keni eksperiencë politike të gjatë, shumë më të gjatë se unë, ndaj duhet tentuar çdo rrugë, çdo interes personal që kjo parti t’i shpëtojë goditjes! Unë kam mbajtur qëndrimet e mia e as pendohem për to, të njëjtat do mbaja përsëri dhe nëse s’ka rrugë tjetër dhe jemi të detyruar të shpëtojmë bërthamën properëndimore të kësaj partie, hajde ta shpëtojmë të vetëdijshëm që po zvogëlohemi. Duhet të pyesim veten pse zunë vend tezat e foltores, pse u rrit ditë pas dite ajo lëvizje, Sali Berisha ditën e parë pati 30 mbështetës! Sot mijëra sepse ai doli bëri betejë, ju e bëtë betejën në vazo, me pak dalje televizive! Tani ne kemi kongresin më datë 18, ende nuk jemi mbledhur, nuk dimë çfarë tezash do hedhim, si do ta bëjmë ngjarje frymezuese atë? A mund të përgatitet një kuvend në pak ditë për t’ju imponuar shoqërisë?

Read Previous

“Të jesh një person i kujdesshëm“

Read Next

Paradite partia shkarkoi kryetarin, pasdite “kryetari” shkarkon partinë!