Reagon Edi Paloka pas “shkarkimit” : Të katapultuarit në parti i kam parë si të përkohshëm. Nuk ma merrte mendja që një ditë do shkarkohesha nga këta njerëz

Pas shkarkimit nga Këshilli Kombëtar si kryetar i këtij institucioni, Edi Paloka reagon përmes një postimi në facebook.

Paloka shprehet se gjithmonë ka menduar se të katapultuarit në parti janë të përkohshëm, por i ka respektuar “për hir të qëndrimit në të njëjtën llogore”.

Ai thotë se nuk e kish menduar që do vinte dita që do përjashtohej nga këta njerëz.

Postimi i Edi Palokës

Ne 31 vite , me koleget dhe bashkepuntoret ne PD kam mbajtur gjithnje mardhenie korrekte. E vetmja “ndarje” ka qene qe kafen dhe muhabetin e beja me ata qe me pelqente , te tjeret, edhe ata per te cilet nuk kisha piken e simpatise si njerez, i respektoja per hir te qendrimit ne te njejten llogore.
Gjithnje kam vleresuar ata qe rrugen e tyre ne politike e kane shtruar vete , nderkaq te katapultuarit ne postet me te larta ne parti dhe qeveri, pa asnje kontribut e merite, i kam pare gjithnje si te perkohshem qe sapo t’ju heqesh lugen nga dora, kthejne shpinen e shkojne ne pune te vete. Historia dhe pervoja e ketyre 31 viteve me ka dhene plotesisht te drejte. Megjithate , sic e permenda me lart, sa kemi qene nen nje cati ( se llogoret e luftes keta nuk i njohin) i kam respektuar edhe keta.
Nuk ma merrte mendja qe do vinte nje dite , qe pikerisht keta te fundit, do me thonin mua po sidomos mijera demokrateve qe sakrifikojne prej nje jete ne PD pa asnje perfitim:
“Shkoni beni partine tuaj !!!”
Kjo eshte , sic thote nje shprehje, “Te te … breshka”

©Kumtari.al

Read Previous

Partia Demokratike kallëzon në SPAK organizatorët e Kuvendit Kombëtar

Read Next

Champions League, përplasjet në 1/8