Reagon Blerina Gjylameti pas akuzave të Bashës për bashkëshortin e saj

Pas akuzave të Lulzim Bashës se bashkëshorti i deputetes socialiste Blerina Gjylameti së bashku me një kompani italiane e me një televizion kombëtar sollën skenën për Kuvendin e Sali Berishës, reagon Gjylameti.

Gjylameti është shprehur se “kompania që thua nuk ka asnjë lidhje me mua, e me familjarët e mi e për këtë bashkë do shihemi në gjyq me shpresën që nuk do i shpëtosh drejtesisë si çdo herë me justifikime qesharake…”, shprehet Gjylameti.

Reagimi i plotë

E mirëkuptoj gjendjen e vështirë psikologjike në të cilën ndodhesh në këto momente, por kjo nuk i justifikon në asnjë moment halucinacionet, aq më tepër kur je dhe shpifës recidivist.

Kompania që thua nuk ka asnjë lidhje me mua, e me familjarët e mi e për këtë bashkë do shihemi në gjyq me shpresën që nuk do i shpëtosh drejtesisë si çdo herë me justifikime qesharake…

Deklarata ime e para dy javëve me z. Alibeaj i referohet dhunimit, uzurpimit dhe thyerjes të çdo norme dhe ligji në fuqi duke keqpërdorur foltoren e parlamentit si edhe thirrjes së përsëritur për rikthimin në shinat e ligjshmërisë, pasi të kishte zgjidhur hallin e madh që ju kishte zënë për të treguar se kush është kryetari…

Sikleti që të ka rënë, nuk do të thotë se duhet të mashtrosh pa teklif e më pak të përfshish në farsën që ke ngritur tërë këto vite për të justifikuar humbjet, familjarët e mi apo Partinë Socialiste…

Lider nuk munde të bëhesh, por nëse të ka mbetur edhe pak dinjitet, bëhu burrë dhe përballu me drejtësinë.

©Kumtari.al

Read Previous

Ndodhi edhe kjo në Shqipëri: Vret shokun pas grindjes “do paguaj unë, jo ti”

Read Next

Lajm i Fundit/ Arrestohet Lefter Koka