Reagojnë mediat serbe/ Rama sulmoi qartazi Serbinë

Mediat serbe nuk i kanë pritur mirë komentet e Ramës për Serbinë.

Në konferencën e përbashkët për shtyp që mbajtën dy kryeministrat, në vizitën e parë zyrtare të Ramës në Kosovë, ky i fundit u pozicionua qartazi në krah të Kosovës. Rama u shpreh se e drejta është në anën e Kosovës dhe se Serbia po bën manovra teatrale. Ai vijoi më tej duke thënë se serbët në Kosovë kanë jetuar të pacenuar nga shteti, dhe janë vetëm peng i një shteti dhe ai nuk është Kosova por vetë Serbia.

Sipas medias serbe B92, Rama qartazi sulmoi Serbinë për manovra teatrale, luftarake e të tjera akte dhe i dha plotësisht të drejtë Kosovës për reciprocitetin e targave me Serbinë.

 

 

 

 

Read Previous

Zana Çela/Mula u ftua disa herë,por nuk morëm përgjigje.

Read Next

KFOR: Po monitorojmë situatën në mbarë Kosovën