Raporti i DASH, Vasili: Korrupsioni në vend galopant, presioni i gjyqësorit nga qeveria e mbështetur në krim

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Petrit Vasili deklaroi sot pas publikimit të raportit të DASH mbi korrupsionin në Shqipëri e lirisë së medias se korrupsioni është përhapur në çdo qelizë të qeverisjes.

Sipas Vasilit është pikërisht kjo qeveri që i ka bërë presion gjyqësorit.

Petrit Vasili: Korrupsioni është galopant, është i përhapur në çdo qelizë të qeverisjes qendrore dhe lokale. Presioni i jashtëzakonshëm i medias e në mënyrë të veçantë i atyre mediave që kanë zgjedhur të vihen në anënë e së vërtetës dhe detyrës së ndershme të gazetarit.

Kemi një qeverisje mafioze që përdor vetëm mënyra mafioze për të mbajtur pushtetin. Në asnjë rast me një mënyrë të ndershme.

Presioni ndaj gjyqësorit i referohet vetëm qeverisë, pasi është ajo që jo vetëm i ka inspiruar, motivuar dhe është mbështetur mbi krimin. Nga këto raporte ne konsiderohemi si narkoshtet.

Read Previous

Raporti i DASH për Shqipërinë, Genc Pollo: Është kambanë alarmi, disa zagarë me ndihmën e pushtetit vodhën “vulën” e opozitës

Read Next

Lëvizja Bashkë regjistrohet për zgjedhjet e 14 majit