Rama uron Ditën e Pavarësisë me vulën e Aeroportit të Vlorës

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të diele e ka nisur me një urim special për Pavarësinë.

Rama përmes disa fotove të postuara në Facebook, uron Ditën e Flamurit me një tjetër ngjarje të rëndësishme për qytetin e historisë Vlorën, atë të nisjes së punimeve për aeroportin e ri në qytetin bregdetar.

Kreu i qeverisë krahas fotove shkruan “Mirëmëngjes 😊, Gëzuar 28 Nëntorin”.

Ndërkohë kujtojmë se shqiptarët kudo ndodhen këtë të diel festojnë 109 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Read Previous

Caktimi i delegatëve të Elbasanit për në Kuvendin e Vlorës, 1912

Read Next

Presidenti Meta uron Ditën e Pavarësisë