Rama takon në Nju Jork drejtorin ekzekutiv të kompanisë Pfizer, Dr.Albert Bourla

Kryeministri Rama ka postuar një foto nga takimi me drejtorin ekzekutiv të Pfizer, Albert Bourla, në Nju Jork.

Shqipëria është ndër vendet që ka ecur mirë me procesin e vaksinimit kundër COVID-19, por deri më tani nuk ka asnjë lloj transparence nga ana e qeverisë shqiptare në lidhje me paratë e shpenzuar për blerjen e vaksinave.

Asnjë kontratë e bërë publike për çmimin e vaksinave, pagesat, sasinë etj nuk gjendet asgjëkundi.

Krahas detyrës për vaksinimin e popullsisë qeveria ka detyrim edhe transparencën e gjithë këtij procesi për publikun, gjë të cilën nuk e ka bërë dhe vazhdom të mos e bëjë.

Nisur nga kjo sjellje e kryeministrit të vendit, ky lajm klasifikohet nga kumtari.al si më-the-të-thashë (thashethem).

Më poshtë postimi i plotë i Ramës në Facebook:

“Në zyrat qendrore të kompanisë Pfizer në Nju Jork, me drejtorin ekzekutiv Dr.Albert Bourla, i cili na hapi dyert një vit më parë duke na mundësuar nisjen e vaksinimit përpara të tjerëve në rajon dhe duke na e lehtësuar ndjeshëm luftën me Armikun e Padukshëm”🙏

Read Previous

Basha takim me ambasadoren amerikane Yuri Kim

Read Next

Ambasadorja Kim pritet në hyrje të selisë së PD nga Bardhi