‘Rama si peng serbo-rus doli hapur kundër integrimit të Shqipërisë!’

Nga Petrit Vasili

Rama ka hequr përfundimisht çdo maskë dhe ka dalë hapur kundër integrimit evropian duke deklaruar:

“Megjithatë, ne do të ndryshojmë menjëherë kurs, siç e kemi thënë dhe siç e kemi marrë nga Këshillimi Kombëtar në rast se nuk do të kalojë në fazën tjetër vendi ynë për t’u ulur formalisht në tryezë për negociata”.

Është e qartë se axhenda serbo-ruse e Ramës është vendosur në të kundërt të asaj, që duan të gjithë shqiptarët si dhe në të kundërt të demokracisë së vërtetë e lirive, që mishërohen në rrugën drejt Evropës.

Rrugën e Shqipërisë drejt Perëndimit nuk e kthen dot kurrë Edi Rama sepse Shqipëria nuk është çiflig i tij.

Rama le të jetojë nën thundrën e peng-poshtërimit serb të tij ndaj Vuçiçit asnjë shqiptar nuk e pranon këtë.

Si pasojë e peng-poshtërimit ndaj Vuçiçit ai rrezoi edhe Rezolutën për masakrën e Srebrenicës.

Votat e kuqe kundër Rezolutës së Srebrenicës do të mbeten vula të kuqe të pashlyeshme turpi në fytyrën e Ramës dhe të gjithëve atyre, që votuan pro krimeve serbe dhe kundër jetës dhe kujtimit të mijëra të vrarëve dhe të masakruarve në Srebrenicë.

E gjithë trajektorja e veprimeve tradhtare të Ramës lëviz nga Beogradi në Moskë dhe kjo është tashmë e vulosur pas deklaratës së fundit kundër integrimit evropian.

Read Previous

Media austriake jehonë rezolutës për genocidin serb: “PS votoi në emër të Vuçiç”

Read Next

Pse u shemb perandoria britanike?