Rama shantazhon publikisht SPAK: Hetoni Sali Berishën

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kongresin e Partisë Socialiste, i ka bërë thirrje SPAK, që të sqarojë nëse argumentat e shpalljes non-grata të Sali Berishës nga SHBA-të, kanë bazë.

Rama tha se kjo ngjarje është “një gur në qafën e Shqipërisë”, duke deklaruar se është detyrë e SPAK ta sqarojë atë, pra të hetojë Sali Berishën.

SPAK ka një detyrim. Këtë nuk mund ta thotë politika e brendshme. Duhet ta thotë drejtësia. Ajo deklaratë e mbetur pa përgjigjen e drejtësisë, për të gjithë ata që kuptojnë dy gram nga marrëdhëniet ndërkombëtare dhe që kuptojnë një gram nga pesha e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA, është gur në qafën e Shqipërisë.

SPAK duhet tja heqë Shqipërisë këtë gur nga qafa, duke e ndarë, ka bazë apo nuk ka bazë.

Që shqiptarët ta marrin mesazhin, ka bazë apo nuk ka bazë“, tha Rama.

Kiujtojmë se Sali Berisha është shpallur non-grata nga SHBA-të, për korrupsion domethënës dhe minim të demokracisë.

Ai i mohon këto akuza, ndërkohë që ka kërkuar prova nga DASH.

Read Previous

Presidenti Ilir Meta ironizon Kongresin: U mblodh për t’i thënë socialistëve duhet të shkoni të gjithë në burg

Read Next

Prifti nga Shkodra nëm katolikun e pa bindur Rama