Rama pritet të mahnisë grekët me një ekspozitë të tijën së shpejti

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në Athinë, në Greqi në datat 20 dhe 21 mars.

Sipas asaj që raportohet në media, Rama pritet që këto ditë të çelë ekspozitën me pikturat e tij.

Gjithashtu gjatë vizitës do të zhvillojë një takim me ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias. Në këtë takim do të jetë e pranishme edhe ministrja Olta Xhaçka.

Në datën 20 pritet të hapet edhe ekspozita e Ramës në “Zapion Megaro”, në të cilën do të shoqërohet edhe nga homologu grek Kyriakos Mitsotakis.

Takimet në vijim do të jenë me kryetarin e parlamentit Kostas Tasulas dhe me presidenten Kateriana Saqelaropoulu.

Read Previous

Petrit Vasili: Qeveria shqiptare do paguajë 1.2 milion euro per hotelet e mjekeve turq ne Fier!

Read Next

SPAK e kërkon për inceneratorët/ Mirel Mërtiri investon në Hollandë