Rama paralajmëroi një tjetër “non grata”, përgjigjet ambasada e SHBA

Menjëherë pas kësaj deklarate në parlament mediat që mbështesin qeverinë dolën me titujt për shpalljen e një personi tjetër Non Grata.

Duke u nisur nga precedenti se edhe mandatin e sekretarit Blinken kundër Sali Berishës Rama e kishte paralajmëruar i pari po nga e njëjta foltore e kuvendit, Lapsi.al iu drejtua ambasadës së SHBA në Tiranë me këtë pyetje: “Kerkojme nje koment nga ju per deklarimin e kryeministrit Rama ne Kuvend se do kete nje non grata tjeter”. Qëllimi i saj ishte për të mësuar të vërtetën dhe së dyti për të ditur nëse kryeministri i një vendi të tretë ka të drejtë të flasi në emër të SHBA-së.

Përgjigjja

Nuk kaluan as 40 minuta dhe erdhi përgjigjja e shoqëruar me një link. Sipas zyrës së shtypi të ambasadës qëndrimi qe i njëjtë me atë që kryediplomatja Yuri Kim kishte thënë në një intervistë me Erla Mëhillin në janar 2022. Atëhere zonja Kim tha: “Shikoni, thuajse çdo javë, dakord, jo çdo javë, por çdo muaj, shoh një artikull apo ndonjë gazetar që thotë: e di kush është personi tjetër që do shpallet; do të ketë përcaktime. Me gjithë respektin, them se ky është një proces shumë konfidencial dhe do të habitesha vërtet shumë nëse deklaratat e tyre do të bazoheshin në informacion faktik, të besueshëm”.

Pra po ta adoptojmë për ditën e sotme ajo që ka thanë Rama ka pak gjasë të jetë e besueshme. Kjo qe përgjigja për një nga qëllimet e pyetjes së Lapsi.al. Për tjetërn, komentin se a ka të drejtë kryeministri të flasë në emër të SHBA, asnjë koment. Po nuk është çudi se ambasada e ka toleruar Ramën edhe kur thoshte në fushatën e zgjedhjeve lokale moniste 2019, se ‘Amerika nuk do ti japë vizë atyre që i prishin këto zgjedhje”, ndërkohe që politikanët rivalë me të i godiste publikisht kur mbanin në tubime flamurin amerikan.

Kështu që këtë radhë nuk dihet kujt i duhet besuar, Ramës të cilit i ka dalë fjala së paku një herë, apo asaj që zonja Kim ka thënë në Erla Now?/ Lapsi.al

Read Previous

Arrestohet sërish Fatos Tushe

Read Next

Lufta në Ukrainë/ Parashikimi i Berishës për ambiciet e Putinit