Rama nga Berati: Nga janari do të eleminojmë sportelet për të shmang korrupsionin

Në një aktivitet të zhvilluar në qytetin e Beratit ku ka prezantuar ligjin e bashkëqeverisjes, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të eleminohen sportelet dhe aplikimi i qytetarëve për shërbime do të bëhet vetëm online. Kreu qeverisë theksoi se pritet që në janar të ketë akses të plotë në shërbimet administrative përmes smartfonit apo kompjuterit dhe kështu sipas tij  do ti jepët fund radhëve të gjata por edhe rryshfeteve.

 “Arsyeja e këtyre takimeve është sensibilizimi i qytetarëve për dy risi që sot janë një mundësi shumë e madhe për çdo qytetar që të marrë shërbimet në një kohë të shpejtë pa radhë dhe pa zvarritje dhe pa dalë nga shtëpia në pjesën dërrmuese të tyre por duke përdorur smartfonin dhe kompjuterin për të vënë në lëvizje mekanizmin e ri ligjor. Përsa i përket shërbimeve bëj me dije se janë mbi 1 mijë shërbime që jepën onlinë përmes platformës E-Albania, dhe qytetarët mund t’i bëjnë nga shtëpia. Edhe për kadastrën që është një ndër shërbimet më të kërkuara dhe të përfolura ku nuk është e nevojshme që të shkohet në sportel por të bëhet aplikimi nga telefoni dhe agjensia Shtetërore e kadastrës të japë afatin e duhur. Nuk është më e nevojshme që qytetarët të shkojnë në shumë zyra për të mbushur dosjen me shumë dokumente që kërkohet për një shërbim të caktuar por një gjë e tillë mund të bëhet përmes aplikimit online”, ka thënë Rama.

Read Previous

Ja cilët janë dy të arrestuarit e tjerë bashkë me Lefter Kokën

Read Next

Rasti “Kavala”, Rama zgjedh Erdoganin përpara Sorosit