Rama ndryshon kryenegociatorin menjëherë sapo u çelën negociatat

Kryeministri Edi Rama njoftoi se ka ndryshuar kryenegociatorin e Shqipërisë me Bashkimin Europian, pak ditë pas nisjes zyrtarisht të negociatave.

“Majlinda Dhuka, një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore & Ministre Shteti pranë Kryeministrit. Falënderoj Zef Mazin për kontributin në arritjen e madhe historike të çeljes së negociatave”, njoftoi Kryeministri Edi Rama në Twitter.

Mazi e mbante këtë post prej qershorit të vitit 2020.

Read Previous

Xi Jinping ia kalon Joe Biden, uron i pari Bajram Begajn

Read Next

Mikroskopikë te marketi i lagjes dhe të verbuar para buxhetit të shtetit