Rama- Kurtit : Të krijojmë një libër të shenjtë për të gjithë shqiptarët, një abetare të unifikuar

Kryeminitri Edi Rama i shprehu homologut të tij, Albin Kurti, dëshirën për të pasur një abetare të unifikuar.

Të krijojmë një libër të shenjtë për të gjithë shqiptarët, u shpreh Rama  ë fjalën e tij.

“Dëshiroj të ndaj një gjë që e di që do të japë kënaqësi, ne kemi dakordësuar në qeveri, që të punojmë që në vitin e ardhshëm, të kemi gati abetaren e unifikuar. Prej vitesh tanimë është një libër që bazuar në ligjin e arsimit që ne kemi është trajtuar si tekst, me shumë alternative. Jemi dakordësuar për një abetare, dua ta ndajmë së bashku këtë objektiv që të kemi një abetare unike të gjuhës shqip në Shqipëri e Kosovë, e më tej në të gjithë trojet. Na duhet një punë cilësore, për një libër të shenjtë për të gjithë shqiptarët. Të krijojmë një libër që të jetë i veçantë e me vlerë të caktuar.

Elbasani është një tjetër zonë që i ka dhënë shumë historisë së përbashkët.”, tha Rama.

 

Read Previous

Kurti në mbledhjen e dy qeverive: “Jemi si një lis me dy degë. Të flasim si diplomat e të veprojmë si patriotë”

Read Next

“Nuk kam kohë” / Rama: Mungesë eksperience