Rama kthen mendje/ Do marrim pjesë në samitin e BE. Do të kërkojmë mbështetje për Open Balkan

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se opozita bullgare i ka hapur rrugë heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, pasi kreu i opozitës bullgare ka vënë në dispozicion votat e tij.

Në një status në “Twitter”, Rama shkruan se Shqipëria do të marri pjesë në mbledhjen e Këshillit të BE-së, ndërsa nuk duket optimist pasi thotë se nuk do të ketë shumë për të dëgjuar për ne.

Ndër të tjera kryeministri shprehet se në samit do të kërkojnë që të dëgjohen për idenë e një Komuniteti të Ri Politik Evropian, Ballkanin e Hapur.

“Sapo dëgjova që diçka po lëviz sot në Bullgari. Shumë herët për të qenë optimist dhe shumë pak për të ndryshuar pjesën e fjalimit të nesërm ku Bullgaria kritikohet si një vend që ka rrëmbyer dy vende të NATO-s, ndërkohë që ka një luftë të nxehtë në kufirin e Evropës!

Ne do të marrim pjesë në mbledhjen e Këshillit të BE-së. Nuk do të ketë shumë për të dëgjuar për ne, por ne do të kërkojmë të dëgjohemi për idenë e një Komuniteti të Ri Politik Evropian që ne mbështesim, për Ballkanin e Hapur që çon përpara frymën e Evropës dhe për rrëmbimin tonë nga Bullgaria që shkatërron atë”, shkruan Rama në Twitter.

Read Previous

Do të mbajë hatrin e Serbisë/ Zbulohet arsyeja pse Rama paralajmëroi bojkot ndaj samitit të BE.

Read Next

Një tjetër skandal është zbuluar në Ministrinë e Jashtme në lidhje me dhënien e certifikatës së sigurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.